Champions League do të kthehet në mbrëmjen e sotme dhe vëmendja është e madhe për të parë përballjen e ekipeve më të mira europiane.
Shqipëria është padyshim me sytë nga legjionari i saj, Arbnor Muja.
Ky i fundit do të ketë një përballje prestigji në Camp Nou.
Ekipi i tij që u shpall kampion në Belgjikë, Antwerp, ka udhëtuar në Spanjë atje ku do të përballet me Barcelonën.