Cityt ashtu si i ka hije, Lazio barazon në fund
![](/media/botasot.info/images/2023/September/19/auto_01221695156870.jpg)
Barcelona pa ndonjë mund të madh ka shënuar fitore me rezultat 5:0 ndaj Antwerp-it.
Skuadra belge ishte kafshatë e lehtë për kampionin spanjoll, në takimin e parë të Grupit H të Champions League.
Në minutën e 11-të, Barcelona në epërsi falë golit të Joao Felix.
Grupi E
Lazio - Atletico Madrid 1:1 (0:1)
Feyenoord - Celtic 2:0 (1::0)
Grupi F
PSG - Dortmundi 2:0 (0:0)
Milan – Newcastle 0:0 (0:0)
Grupi G
Young Boys – Leipzig 1:3 (1:1)
Manchester City - Cërvena Zvezda 3:1 (0:1)
Grupi H
Barcelona - Antwerp 5:0 (3:0)
Shakhtar - Porto 1:3 (1:3)
Futbollisti Joao Felix është i rilindur të Barcelona, asiston dhe Lewandowski nga afërsia realizoi për 2:0 në minutën e 19-të.
Pas tre minutave (22’) Bataille shënon autogol.3:0.
Gavi në minutën e 54-të dhe Joao Felix në atë të 66-tën shënojnë për 5:0.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, u paraqit titullar për Antwerp-en por të pafuqishëm ndaj Barcelonës vendase.
Muja u zëvendësua në minutën e 83-të.
Manchester City shemb Cërvena Zvezdën e Beogradit, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:1.
City është mëkat që nuk ka fituar me 6 - 7 gola dallim duke u bazuar në rastet që ka pasur në këtë mbrëmje.
Në minutën e 25-të, Haaland godet me kokë nga pesë metra por traversa ia mohoi golin.
Në minutën e 45+2' mysafirët kalojnë në epërsi me golin e Bukarit.
Pjesa e dytë përplot shkëlqim e kampionit evropian.
Julian Alvarez në minutën e 47-të ka barazuar rezultatin.
Manchester City i jep flakaresh Cërvena Zvezdës në minutën e 60-të, Alvarez nga gjuajtja e lirë si anash, nga rreth 18 metra shënon në këndin e epërm të majtë, 2:1.
Rodri në minutën e 73-të realizon për 3:1.
PSG e ka mposhtur me rezultat 2:0 Dortmundin.
Golat i realizuan Mbappe (49’ – nga penalltia) e Hakimi (68’).
Porto ka fituar në Hamburg me 3:1 ndaj Shakhtar Donesky-t.
Për Porton shënuan Galeno (8’ e 15’), Taremi (29’) dhe për Shakhtarin realizoi Kelsy (13’).
Atletico ka barazuar 1:1 në Romë ndaj Lazios.
Autor i golit është Barrios (29’) duke kaluar në epërsi skuadrën nga Madridi .
Në minutën e 90+5, portieri Provedel me kokë ka barazuar rezultatin 1:1.
Feyenoord e ka mposhtur me rezultat 2:0 Celtic-un.
Golat i realizuan Stengs (45+2’) e Jahanbakhsh (76’).
Celtic mbetet pa dy lojtarë, Lagerbielke në minutën e 65-të u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe Holm direkt me karton të kuq në minutën e 68-të.