Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të martë javën e katërt.
Tanimë skuadrat janë duke menduar për duelet pasardhëse, me FSHF-në që ka bërë me dije edhe datat përkatëse.
Raundi i pestë do luhet në dy ditë. Në 22 shtator luhen dy duele, teksa tre në tjera një ditë më vonë. Bien në sy përballjet Dinamo – Partizani dhe Egnatia – Laçi.
Java e gjashtë luhet në tre ditë. Të martë, në datën 26 shtator në “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00 luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës.
Të mërkurën më 27 shtator luhen tre duele, ndërsa një ditë më vonë Laçi pret Dinamon.
Pas katër javësh në Superligë, Tirana kryeson renditjen me 10 pikë, tre më shumë se Laçi dhe Egnatia. Në fundin e renditjes Teuta, Dinamo dhe Kukësi.