​Bayern-United, formacionet e mundshme

Futboll

​Bayern-United, formacionet e mundshme

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 09:48
​Bayern-United, formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Manchester United.

Dy gjigantët evropianë përballen sot për ndeshjen e tyre hapëse të Grupit A të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e parë që Bayerni dhe United janë pozicionuar në të njëjtin grup që prej vitit 2001, ku që të dy skuadrat u kualifikuan asokohe duke zënë pozitën e parë dhe të dytë me nga 12 pikë.

Ndërkaq, përballja e fundit e tyre në Ligën e Kampionëve daton në muajin prill të vitit 2014, ku asokohe Bayerni e mposhti United me shifrat 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Buchmann, Guerreiro, Hulsmann, Marusic dhe Neuer, kurse te United mungojnë Amrabat, Antony, Diallo, Heaton, Maguire, Mainoo, Malacia, Mount, Sancho, Shaw, Varane dhe Wan-Bissaka.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Ulreich; Mazraoui, Upamecano, Kim, Davies; Laimer, Goretzka; Sane, Musiala, Gnabry; Kane

Manchester United (4-2-3-1):Onana; Dalot, Lindelof, Martinez, Reguilon; Casemiro, Eriksen; Garnacho, Fernandes, Rashford; Hojlund

21:00 Bayern Munich – Manchester United (Stadiumi Allianz Arena)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat