Mëngjesi në Madrid nisi me lajmin e dëmtimit të mbrojtësit Dani Carvajall.
Një humbje për Carlo Ancelottin, e megjithatë trajneri i Realit nuk e ka humbur sensin e tij të humorit para nisjes së një tjetër sezoni në Ligën e Kampioneve.
Reali do të presë Unionin e Berlinit në “Bernabeu” dhe objektivi është vetëm fitorja.
"Objektivi parësor është ndeshja ndaj Unionit dhe që duam ta fitojmë.
Më pas vijnë të tjerat.
Nëse flasim në tërësi për sezonin në Champions, si fillim të kalojmë fazën e grupeve, 1/8 e finaleve, çerekfinalet…
Duam të shkojmë deri në fund”", ka thënë Ancelotti.