David de Gea vazhdon të jetë ende lojtar i lirë.
Ai u largua nga Manchester United në verë, teksa ende nuk ka nënshkruar me një tjetër klub për të vazhduar karrierën e tij.
De Gea u kërkua nga klubet amerikane dhe ato të Arabisë Saudite, por ai duket i vendosur për të qëndruar në Evropë.
“Fichajes” ka raportuar se Real Betis dhe Valencia janë të interesuara për ta rikthyer spanjollin në La Liga.
Të dy klubet e shohin si mundësi të mirë për të nënshkruar falas me një portier të nivelit të 32-vjeçarit.
Real Betis ka një lloj krize me Rui Silva të lënduar dhe 40-vjeçarin Claudio Bravo që sapo u kthye nga pushimi, që do të thotë se David de Gea mund të rezultojë shumë më i besueshëm.
Ndërkohë, Valencia mund të shtojë konkurrencën e të riut gjeorgjian Giorgi Mamardashvili.
Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë klubi i radhës i ish-portierit të Atletico Madridit.