Craig Cathcart është 34 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës.
Futbollisti i lindur në Belfast, autor i 61 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren e Irlandës së Veriut, u transferua dy javë më parë në Belgjikë.
Cathcart i dha fund aventurës 9-vjeçare me Watfordin, duke u transferuar me parametra zero tek ekipi KV Kortrijk.
Por, vetëm 14 ditë pasi firmosi me klubin belg, mbrojtësi i ka surprizuar të gjithë duke zgjedhur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.
Shkaku? “Nuk po arrij të gjej motivimin e nevojshëm, kështu që më mirë ta mbyll me futbollin”, është shprehur Cathcart.
Pavarësisht se vetëm në datën 5 shtator firmosi deri në verën e vitit 2025 me KV Kortrijk.