Turqia i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin e Kombëtares A, gjermanin Stefan Kuntz.
Kjo pas rezultateve të fundit që janë konsideruar të dobëta, përfshirë barazimin me Armeninë dhe humbjen nga Japonia.
Federata e Futbollit e Turqisë përmes një deklarate ku e ka falenderuar gjermanin për angazhimin e deritanishëm ka njoftuar se në një takim të frymës së vullnetit të mirë dhe profesionalizmit është rënë dakord të ndahej me Kuntz.
Federata turke nuk ka përmendur ndonjë emër se kush do ta drejtojë ekipin për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 të 12 tetorit kundër Kroacisë.
Kuntz ishte emëruar trajner i Turqisë në shtator të vitit 2021 pasi paraprakisht kishte udhëhequr ekipin gjerman U-21 drejt titullit evropian më 2017 dhe më 2021.