Fitore e madhe e Bayernit
Bayerni nga Munihu ka arkëtuar tre pikë të mëdha në hapje të Grupit A të Champions League në futboll.
Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Manchester Utd.
Ndeshje e fortë dhe me 7 gola të shënuara.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/20/auto_380990868_845392410291548_748445902288485246_n1695243397.jpg)
Saka i Arsenalit
Në minutën e 28-të, bavarezët kaluan në epërsi duke iu falënderuar golit të Leroy Sane.
Pas katër minutave (32’) Serge Gnabry shton epërsinë.
Pjesa e dytë dinamike.
Grupi A
Bayern - Manchester Utd 4:3 (2:0)
Galatasaray - Copenhagen 2:2 (0:1)
Grupi B
Arsenal - PSV 4:0 (3:0)
Sevilla - Lens 1:1 (1:1)
Grupi C
Braga - Napoli 1:2 (0:1)
Real – Union Berlini 1:0 (0:0)
Grupi D
Benfica - Salzburg 0:2 (0:1)
Sociedad - Inter 1:1 (1:0)
Në minutën e 49-të, Manchester Utd ngushton rezultatin. Rasmus Hojlund nga rreth 11-12 metra shënon në portën e vendasve.
Vendasit kundërpërgjigjen shpejt, Harry Kane nga penalltia thellon epërsinë në 3:1 në minutën e 53-të.
Në minutën e 88-të, Casemiro ngushton rezultatin në 3:2.
Në minutën e 90+2, Tel shënon për 4:2.
Në minutën e 90+4, Casemiro ngushton humbjen në 4:3.
Duhet theksuar rastin në minutën e 56-të, Musiala i Bayernit godet bukur por shtylla e djathtë ia mohon golin.
Arsenaili ka demoluar me rezultat 4:0 skuadrën e njohur holandeze, PSV.
Mysafirët nuk ishin rival të denjë.
Golat i realizuan Saka (8’), Trossard (22’), Gabriel Jesus (38’) e Odegaard (70’).
Sulmuesi i kombëtares s Shqipërisë, Kristjan Asllani, me Interin kthehen me një pikë.
Sociedad ka barazuar me rezultat 1:1 me Interin.
Në minutën e 4-të, Mendez shënoi për epërsinë e vendasve.
Në minutën e 87-të, Lautaro Martinez shmang humbjen e Interit, ka realizuar për 1:1. Asllani ka luajtur titullar deri në minutën e 55-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të.
Salzburg kthehet me tre pikë duke e mposhtur me rezultat 2:0 Benfica-n.
Në minutën e 3-të, Salzburg lëshon rastin më të mirë, Konate dështon nga penalltia.
Në minutën e 13-të, Benfica mbetet me një lojtar me pak, Antonio Silva përjashtohet me karton të kuq.
Golat i realizuan Simiq (15' - nga penalltia), Gloukh (51’).
Sevilla është befasuar nga Lens, sfidë që ka përfunduar 1:1.
Për Sevillën realizoi Ocampos (9’) dhe për Lens realizoi Fulgini (24').
Napoli ka fituar në konak të Bragës me rezultat 2:1.
Amir Rrahmani, reprezentues i Kosovës, u largua nga fusha në minutën e 13-të, për shkak t lëndimit. Për Napolin realizuan Di Lorenzo (45+1'), Niakate (88'-autogol) dhe për Bragën shënoi Bruma (84').