Media rumune tregon “skemën” se si federata e tyre shpëtoi me një dënim të butë pas skandalit ndaj Kosovës

Futboll

Media rumune tregon “skemën” se si federata e tyre shpëtoi me një dënim të butë pas skandalit ndaj Kosovës

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:16
Pankarta e turpit

Mediumi rumun “Gsp.ro” ka treguar se si Federata e Futbollit e Rumanisë (FRF) ka arritur të mbrohet dhe të marrë dënim të lehtë nga UEFA pas skandalit në ndeshjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka shpallur vendimin pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë, e cila përfundoi 2-0, por u ndërpre për 52 minuta nga gjyqtari francez Willy Delajod për shkak të mesazhit në tribuna dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”.

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me një gjobë prej 52 mijë eurosh dhe në ndeshjen e ardhshme do të luajnë pa tifozë, përveç fëmijëve nën 14 vjeç, të organizuar në grupe dhe të shoqëruar nga një i rritur për 10 të mitur.
Gazeta rumune “Gsp.ro” zbuloi se si FRF e ndërtoi mbrojtjen e saj dhe pse dënimi i marrë nuk është aq drastik.

Sipas tyre, departamenti juridik i FRF-së e bazoi mbrojtjen e tij në argumentin se nuk mesazhet nuk ishin raciste apo ksenofobike, por një mesazh politik. Duke qenë se edhe shteti rumun është ndër ata që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Një tjetër pikë e mbrojtjes së UEFA ishte edhe fakti që pas rifillimit të lojës nuk pati më incidente.

Rumania kështu u përpoq të zvogëlojë “dëmtimin” e krijuar në këtë sezon nga grupi i tyre i tifozëve, i cili shkaktoi incidente të të njëjtit lloj edhe në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.

Për më tepër, Rumania është recidiviste, sepse u bënë thirrje edhe dhe në ndeshjen në shtëpi kundër Bjellorusisë (2-1). Për këto, UEFA kishte dhënë më parë një sanksion më të butë, mbylljen e një sektori prej 2000 vendesh gjatë ndeshjes me Izraelin (1-1).

Megjithatë, tani kishte shumë pak gjasa që të shpëtonin pa të paktën një ndeshje me dyer të mbyllura si vendas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat