Ndeshje e çmendur në Stamboll.
Galatasaray shënon dy gola në fund dhe shmang humbjen. Galatasarayn ka barazuar me rezultat 2:2 me Copenhagen-in, në kuadër të Grupit A të Champions League në futboll.
Elyounoussi (35') e Goncalves (58') shënuan për epërsinë e danezëve.
Mysafirët mbeten me një lojtar më pak, pasi që Jelert u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 73-të.
Në minutën e 86-të, Boey ka ngushtuar rezultatin dhe pas dyx minutave (88’) Tete ka barazuar rezultatin.
Ndeshjen e përcollën 46.911 shikues.