Lautaro Martinez shpëtoi Interin nga humbja ndaj Real Sociedadit, duke realizuar në minutën e 87-të në barazimin e regjistruar në token spanjolle.
Ky ishte goli i 11-të në Champions me fanellën e Interit për kapitenin zikaltër, i cili ka barazuar kështu Hernan Krespon, si dhe kaloi Samuel Etonë me 10 gola.
Lista e golashënuesve në Champions kryesohet nga Adiano me 14 gola, ndërkohë në vend të dytë ndodhet Kruz me 13 gola.
Tashmë “demi” i Interit, është vetëm 3 gola larg Adrianos së vendit të parë dhe 2 nga bashkombasi i tij, Kruz.