Ivan Perishiq u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale teksa sulmuesi këputi ligamentet e gjurit të djathtë në seancën e fundit stërvitore të Tottenham.
Sezoni për Perishiq mund të konsiderohet i përfunduar, edhe pse 34-vjeçari do të bëjë çmos që të rikthehet të paktën në muajin prill të vitit të ardhshëm për të qenë prezent në fazën finale të Euro 2024 në Gjermani me Kroacinë e tij.
Pas dëmtimit të Perishiq reagoi edhe trajneri i kombëtares ballkanike, Zlatko Daliq i cili theksoi se do ta presë anësorin deri në momentin e fundit.
“Besoj shumë se Perishiq do të jetë me ne në Europian verën e ardhshme.
Tashmë na duhet të kualifikohemi edhe për të”, u shpreh Dalic në reagimin e tij.