Skuadra ‘Nerazure’ mbrëmë luajti baras 1-1, në udhëtim tek Real Sociedad, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në elitën e futbollit evropian.
Skuadra italiane falë golit të Lautaro Martinez në lojën shtesë ia doli të shkëpusë një pikë nga ky udhëtim aspak i lehtë.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, edhe pse barazimi erdhi krejt në fund të ndeshjes.
“I kisha parashikuar vështirësitë ndaj një kundërshtari të fortë. Për një orë vuajtëm, megjithatë, u treguam të zot dhe barazuam. Ne provuam ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Inzaghi.
“Djemtë luajtën mirë. Në pjesën e parë vuajtëm të gjithë, jo vetëm ndryshimet që kisha bërë. Sommer na ndihmoi të qëndronim në lojë dhe më pas të kesh Lautaro përpara gjithmonë ndihmon. Unë kam një skuadër cilësore që duhet të përpiqem ta shfrytëzoj, kushdo që hyri, luajti shumë mire”, ka theksuar strategu italian.