Manchester United do t’i rikthehet fitoreve pas humbjes 4-3 ndaj bavarezëve. Humbja 4-3 në Champions League ishte e treta radhazi për Djajtë e Kuq.
Megjithatë, Kane deklaroi se ekipi është plot me talent dhe beson se ata mund të rikthehen atje ku duhet pasi lojtarët e tyre të rikuperojnë nga dëmtimet.
“Ata padyshim që po kalojnë një periudhë të vështirë, duke vuajtur edhe me disa dëmtime.
Janë një ekip me shumë talent, të cilin e pamë në pesë minutat e fundit. Ata mund të shënojnë gola dhe t’i kthejnë ndeshjet shumë shpejt.
Por në përgjithësi, unë nuk jam shumë i shqetësuar për ta, jam më i fokusuar tek vetja. Jam i sigurt që ata do të përmirësohen dhe do të kthehen në maksimumin e tyre, por unë jam i shqetësuar vetëm për Bayern-in dhe jam duke e shijuar deri tani”, tha Kane për TNT Sports pas ndeshjes.