Dje u zhvilluan të 12 ndeshjet e 1/16 finaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut, kështu që tani dihen 16 klubet që janë në 1/8 e finales.
Shorti pritet të hidhet javën e ardhshme, ndërsa ndeshjet do të luhen më 25 tetor.
Këto janë 16 skuadrat (6 nga to janë shqiptare) që kaluan në fazën tjetër të Kupës:
Makedonia GP, Struga TL, Shkëndija, Sileksi, Young Team, Bregallnica, Bashkimi, Tikveshi, Brera Strumica, Voska Sport, Ohri, Gostivari, Shkupi, Vardari, Rabotniçki dhe Pelisteri.