Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante mes LASK dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Oberösterreich Arena”, skuadra e LASK e gjen vetën në epërsi minimale 1:0 ndaj Liverpoolit.
Golin e vetëm deri tani e shënoi mesfushori Florian Flecker, i cili kaloi LASK në epërsi në minutën e 14’ të ndeshjes.
Po ashtu, krahas këtij takimi po luhen edhe tetë ndeshje të tjera, në të cilat ka përfunduar gjithashtu pjesa e parë, dhe rezultatet i gjeni më poshtë.
LASK 1:0 Liverpool
Bayer Leverkusen 2:0 Hacken
Panathinaikos 1:0 Villarreal
Qarabag 0:0 Molde
Rennes 2:0 Maccabi Haifa
Servette 0:1 Slavia Prague
Sheriff Tiraspol 0:1 AS Roma