Ballkani i Therandës, kampioni i Kosovës, ashtu si i ka hije ka prezantuar sonte shtetin tonë në duel me Plzenin në Republikën e Çekisë.
Plzen ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Ballkanit, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit C të Conference League.
Ballkani ka treguar lojë shumë të mirë dhe humbja është e pamerituar
Vendasit fituan në saje të fatit sportiv.
Plzeni siguroi fitoren me rezultat 1:0 në 17 minutat e fundit.
Në minutën e 73-të, Kalvach nga rreth 20 metra godet ndërsa topi devijohet dhe prek tërthorësen duke u futur në këndin e epërm të majtë.
Në minutën e 83-të, Nazmi Gripshi i pafat, brenda 16-shit godet bukur por për pak centimetra mbi portën e rivalit.
Në minutën e 86-të Qëndrim Zyba godet bukur por për fat të keq të tij për disa centimetra topi shkon jashtë shtyllës.
Dinamo kryeson me 3 pikë, pasojnë Plzeni 3, Ballkani 0 dhe Astana është në fund me 0 pikë.
Më 5 tetor Dinamo do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të takohet me Ballkanin e Therandës.