Dinamo e Zagrebit ka treguar lojë të mirë duke e demoluar me rezultat 5:1 Astanën e Kazakistanit, në takimin e parë të Grupit C të Conference League.
Dinamovitët nuk ka lejuan befasi në “Maksimir”.
Golat i realizuan Petkoviç (43' - nga penalltia e 53' - nga penalltia), Bulat (58'), Marin (85’), Haliloviq (90+3') dhe për Astanën shënoi Hovhannisyan (78’).
Dinamo kryeson me 3 pikë, pasojnë Plzeni 3, Ballkani 0 dhe Astana është në fund me 0 pikë.
Më 5 tetor Dinamo do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të takohet me Ballkanin e Therandës.