Bayer Leverkuseni ka startuar me fitore të thellë në Grupin H të Europa League në futboll.
Leverkuseni ka shënuar fitore me rezulta 4:0 ndaj Hacken nga Suedia,.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, ka treguar lojë shumë të mirë.
Xhaka ka asistuar në golin e dytë në minutën e 16-të kur ka realizuar për 2:0 Amine Adli.
Xhaka është vlerësuar me notë 8.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është Amine Adli i Bayer Leverkusenit, me notën 9.6.