Ka vdekur futbollistja e Sheffield Unitedit, Maddy Cusacku..
Lajmin për vdekjen e futbollistes e ka njoftuar vetë klubi anglez, përmes një njoftimi në “Twitter”.
“Klubi i Futbollit Sheffield United është i shkatërruar për të njoftuar lajmin e trishtuar për vdekjen e Maddie Cusackut.
Klubi dhe familja e Maddie do të vlerësonin një periudhë privatësie dhe nuk do të komentojnë më tej në këtë kohë të trishtuar”, thuhej në deklaratën e shkurtër.
Ajo ka vdekur në moshë të re, përkatësisht 27-vjeçare.
Gjatë sezonit të fundit, Cusacku kaloi shifrën e 100 paraqitjeve me fanellën e Sheffieldit dhe ishte edhe zëvendëskapitene e ekipit.