Frikë për një lëndim serioz

Futboll

Frikë për një lëndim serioz

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:45
Vitor Roque në barelë

Talenti i Barcelonës, Vitor Roque, ka pësuar një lëndim që duket se është serioz.

Ai u lëndua në ndeshjes e fundit të Athletico Paranaense kundër Internacionalit, pasi mori një goditje nga Mario Hernandez.

Ende nuk është dhënë një vlerësim nga stafi mjekësor për shkallën e lëndimit, por nga pamjet e para duket se bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Madje, 18-vjeçari u pa në lot sa ishte i shtrirë në tok.

Vitor Roque u largua me barelë nga fusha e lojës.

Kujtojmë se sulmuesi brazilian do t’i bashkohet Barcelonës në verën e vitit të ardhshëm.

Barça kishte arritur marrëveshje për transferimin e tij për 40 milionë euro, por që tarifa e transferimit në total mund të shkoi deri në 61 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat