SudTirol do të duhet të bëjë pa Silvio Merkajn për ndeshjen ndaj Ternanës të planifikuar për në fundjavë.
Sulmuesi me origjinë shqiptare pësoi një dëmtim muskulor, ndërsa do të shihet në ditët në vijim se sa kohë do i duhet të rekuperohet.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi i SudTirol, ku ndër të tjera thekson se javën e ardhshme do të mësohen rezultatet e analizave të tjera.
“Në lidhje me atë që është bërë me dije nga stafi mjekësor, ju njoftojmë se lojtari Silvio Merkaj ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së parë të shputës së majtë.
Për të shprehur prognozën presim rezultatin e analizave të tjera të planifikuara për javën e ardhshme”-bën me dije klubi italian.