Duke folur në kanalin “Red Gol Twitch”, ish-lojtari i Juventusit, Arturo Vidal tha: “Kam parë ndeshjen më të keqe në historinë e Ligës së Kampionëve, atë midis Milanit dhe Newcastle. Jo si ajo midis Porto dhe Shakhtar. Manchester City ishte argëtues, si gjithmonë.
Ndeshja mes PSG-së dhe Borussia Dortmund, sidomos pjesa e dytë, ishte e mirë. Në pjesën e parë më zuri gjumi. Ata idiotët e Milanit kundër Newcastle më lanë të lënduar.
Ata janë me fat, sepse dinë vetëm të vrapojnë, përndryshe nuk do të ishin fare atje.
Unë nuk e kuptoj Newcastle.
Pavarësisht se përfundoi i katërti në Premier League, luan futboll të neveritshëm. Duhej të rrezikonin edhe jetën, meqë ishte ndeshja e tyre e pare në Champions League. Duhej të tregonin diçka më shumë, më kanë çmendur si dreqin”.