Broja i kthehet stërvitjes me kohë të plotë

Futboll

Broja i kthehet stërvitjes me kohë të plotë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:00
Broja

Tashmë mund të thuhet se Armando Broja e ka lënë përfundimisht pas dëmtimin e tij.

Sulmuesi shqiptar tashmë i është bashkuar grupit për stërvitje me kohë të plotë për fazën e rikondicionimin. Lajmin e përcjell vetë klubi Chelsea përmes faqes së vetë zyrtare.

Skuadra angleze ka përditësuar tifozët me gjendjet shëndetësore të lojtarëve të dëmtuar, ku konfirmon se Broja, së bashku me Badiashile-n, kanë nisur stërvitjen me kohë të plotë për fazën e rikondicionimit.

Kjo fazë shërben për lojtarët që të rimarrin formën e tyre pas dëmtimit, por shmanget intensiteti i lartë, në mënyrë që të mos ndodhë përsëritja e dëmtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat