Në Rumani nuk e përballojnë dot dënimin nga UEFA me 52 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues, për shkak të skandalit ndaj Kosovës.
Rumunët u dënuan për shkak se tifozët e tyre provokuan rëndë dhe shfaqën pankartën skandaloze “Kosova është Serbi”.
Futbollisti rumun, Nicolae Stanciu, tani paska gjetur një arsye që të akuzojë Kosovën dhe e përmend edhe sulmuesin tonë Vedat Muriqi.
Sipas tij, janë provokuar në Kosovë, kur luajtën në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
“Ne po flisnim, të paktën sulmuesi i Kosovës Muriqi e kuptoi se ne, nuk mund të kontrollojmë se çfarë ndodh në tribunë.
Njësoj si ne në Kosovë, nuk kemi dëgjuar kur u këndua himni.
Dhe ne u bëmë c*ganë. Asnjëherë, aq herë sa na bënë c*ganë apo me kombëtaren, ne kemi mundur të largoheshim 30-40 herë nga fusha, por asnjëherë nuk e bëmë skandal të madh për shkak të kësaj.
Dhe në fund, mbaroi, luajta ndeshjen dhe morëm pikë.
Muriqit po i thosha se ashtu siç ndodhi në shtëpinë tuaj, tani ajo që ndodh në tribuna nuk është diçka që ne mund ta kontrollojmë”, deklaroi Nicolae Stanciu, transmeton mediumi rumun “Fanatik”.