Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka qenë këto ditë në qendrën stërvitore të Juventus-it, një sinjal i qartë se si ai ka ndërmend të përfshijë Kean në përballjet e ardhshme kundër Maltës dhe Anglisë.
Lojtari tjetër që po vlerëson trajneri i “Axurrëve” duhet të jetë Alessandro Buongiorno, zbulim i vërtetë i këtij fillimi të sezonit. Ka bërë rrugë te Torino dhe tani është një titullar i palëvizshëm.
Si ai dhe Kean nuk janë grumbulluar në shtator, por me sa duket ka ardhur momenti i tyre. Ja pse Spalletti ka dashur t’i shohë nga afër.
Problemi i sulmit është i njohur tashmë: Italia ka vështirësi në sulm, dhe Kean mund të jetë një burim i çmuar, me kusht që të garantojë vazhdimësi.
Trajneri Spalletti është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe është e qartë se po mendon për juventinin.
Objektivi i trajnerit toskan është natyrisht të sigurojë kualifikimin në Euro 2024, por mbi të gjithë të krijojë një grup të fortë dhe të bashkuar.
Pak a shumë siç ka bërë te Napoli, ku në dy sezone ka arritur të ndërtojë një makinë perfekte, që ka dominuar kampionatin duke fituar titullin.