Pak orë para ndeshjes kundër Sassuolo-s, në shtëpinë e Juventus-it po vazhdon të flitet për merkato, kryesisht për atë të janarit.
Emrat janë të shumtë dhe përparësia është mesfusha, përveccse krahu i djathtë i mbrojtjes.
Përjashtimi nga skuadra i Paul Pogba ka detyruar bardhezinjtë të vihen në kërkim për një mesfushor dhe në këto orë ka filluar të qarkullojë një emër i ri.
Bëhet fjalë për kampionin e botës Rodrigo De Paul, aktualisht tek Atletico Madrid, por që mund të jetë i gatshëm për t’u larguar nga Spanja.
Sipas Todofichajes, në fakt, Juventus po mendon seriozisht për ish-yllin e Udinese-s, por kërkesa e Colchoneros është rreth 40 milionë euro, shumë e lartë për arkat e klubit bardhezi.
Giuntoli nuk është dorëzuar dhe po mendon për një strategji për ta marrë në Torino.