Mesfushori shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut, Agon Elezi e ka gjetur golin sonte në ndeshjen që skuadra e tij kroate Varazdin ka luajtur kundër Osijekut
Elezi shënoi golin e parë për skuadrën e tij pas gati një viti që nënshkroi atë.
Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 14-të te ndeshjes.
Elezi shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 38 por që ai u anulua pas rishikimit në VAR shkaku i pozitës jashtë loje.
Osijek shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë me anë të Mierez.
Interesante është se Elezi shënoi gol pas 11 muajve dhe 335 ditëve. Goli i tij i fundit ishte pikërisht kundër Osijekut.