Lecce ndeshet me Genoa këtë të premte në kuadër të javës së pestë të Serie A.
Duke folur para nisjes së sfidës, mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani theksoi se ky takim është shumë i rëndësishëm për objektivat e ekipit të Lecces.
“Katër ndeshjet e para duhet t’i harrojmë.
Ndeshja është e rëndësishme për objektivin tonë.
Duhet ta posedojmë dhe ta lëvizim topin sa më shpejt,”-deklaroi Ramadani.