Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, reprezentues i Shqipërisë, me ekipin e Lecce-s, vazhdojnë shkëlqimin në Serie A.
Lecce para tifozëve të vet, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Genoa-s.
Lecce po frymon ndryshe prej se ka angazhuar Ramadanin, po dëshmohet me rezultate, nga pesë ndeshje ka 3 fitore e 2 barazime.
Lecce është befasia më e këndshme deri me tash.
Ramadani si zakonisht, u paraqit nga minuta e parë.
Në minutën e 83-të, Remi Oudin ka realizuar për fitoren e vendasve.
Mysafirët nga minuta e 36-të, mbetet me një lojtar më pak, pasi që Martin u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Lecce ngritet në vend të dytë me 11 pikë dhe ka një pikë më pak se lideri Interi.
Genoa renditet në vend të 12-të me 5 pikë të grumbulluara.
Më 26 shtator Lecce luan në Torino kundër Juventusit.