Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, është ndër më të mirët në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në fanellën e Lecce-s.
Ramadani ka treguar lojë shumë të mirë duke iu gëzuar fitores së Lecce-s, me rezultat 1:0 kundër Genoa-s, në takimin e javës së 5-të në Serie A.
Ylber Ramadani është vlerësuar me notën 7.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Zëvendësuesi Remi Oudin, autor i golit në minutën e 83-të, është vlerësuar me notën 7.4.
Djali nga Kosova po shijon ditët e arta me Leccen, në pesë javët e para, 3 fitore e 2 barazime, duke u renditur në vend të dytë me 11 pikë, një pikë larg liderit Lecce.