Cili trajner ka refuzuar stolin e kombëtares së Gjermanisë?

Futboll

Cili trajner ka refuzuar stolin e kombëtares së Gjermanisë?

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga një ndeshje

Federata e Futbollit të Gjermanisë, të mërkuren ka emëruar Julian Nagelsmannin si përzgjëdhes të kombëtares. Ish-trajneri i Bajern Munihut do ta drejtojë Gjermaninë në Kampionatin Evropian, “EURO 2024”.

Ai do të jetë zëvendësues i Hansi Flikut, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Por, përpara Nagelsmanit, drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit tentuan Jurgen Klopp.

Tekniku i Liverpullit ishte dëshira e madhe e DFB-së, por Klop refuzoi udhëheqjen e kat9ër herë kampionëve të botës.

56-vjeçari ka kontratë me “The Reds” deri në verën e vitit 2026. Ai ndihet shumë mirë në Premier Ligë dhe ka ndërmend ta respektojë marrëveshjen me Liverpullin deri në fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat