KF Ballkani mbrëmë zhvilloi ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, aty ku po merr pjesë për herë të dytë radhazi.
Drejtuesit e Kampionëve të Kosovës kishin edhe një takim zyrtarë me drejtuesit e skuadrës së Viktoria Plzen, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe drejtori sportiv, Omer Bunjaku.
Shkupjani u nderua nga skuadra çeke me fanellën e Viktoria Plzenit të personalizuar, me emër BUNJAKU dhe numrin 7.
Në darkën zyrtare të pranishëm ishin nga tabori i Ballkanit ishin edhe nënkryetari i klubit Visar Maksutaj dhe sekretari Arben Osmani.