Vinicius qëndron jashtë fushave prej datës 25 gusht, që përkoi me javën e tretë të sezonit të ri në La Liga.
Reali i Madridit fitoi 0-1 në Galici përballë Celta Vigos.
Sfidë ku ylli brazilian pësoi një dëmtim muskulor dhe u largua nga fusha pas vetëm 18 minutave.
Pavarësisht rëndësisë së tij, skuadra e Carlo Ancelotti ia ka dalë t’i fitojë gjithë ndeshjet e deritanishme.
Përpara derbit kundër Atletico Madrid, që do të nisë prej orës 21:00 të së dielës (SuperSport 2), trajneri italian i “Los Blancos” ka lajmëruar rikthimin e 23-vjeçarit.
“Vinicius është rikuperuar 100%”, gëzoi tifozët Ancelotti, ndërkohë që foli edhe rreth konkurrencës së madhe te Reali. Sidomos në mesfushë.
“E kam të vështirë t’i lë lojtarët në pankinë, por konkurrenca është shumë e madhe në mesfushë. Gjithsesi nuk mund të trishtohesh kur ke dhënë 100%”, u shpreh trajneri i Realit.