Mançester Siti është i pamposhtur në 6 përballjet e fundit me Notingem Forestin në kampionat, që prej disfatës 3-2 në shtëpi kur luante në kategorinë e dytë në dhjetor 1997 (4 fitore, 2 barazime).
“Qytetarët” do të përpiqen që të barazojnë rekordin e tyre të 6 fitoreve radhazi në 6 javët e para të Premier Ligës që vendosën në vitin 2016. Seria e tyre më e gjatë është 7 fitore radhazi, por e vendosur në kategorinë e dytë në sezonin 1897-98.
Kampionët e Guardiolës i kanë fituar të 19-ta ndeshjet e tyre në shtëpi në vitin 2023, duke shënuar 63 gola.
Ata nuk pësojnë më shumë se 1 gol në 24 ndeshjet e fundit të Premier Ligës, që prej disfatës 4-2 në “Etihad” ndaj Totenhemit në janar.