Është shtyrë për 25 minuta fillimi i ndeshjes mes Milanit dhe Hellas Veronas.
Ndeshja ishte e paraparë për të nisur në ora 15:00.
Megjithatë, ndeshja nuk ka nisur shkaku i reshjeve të mëdha të shiut në “San Siro”.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të jetë e mundur që të fillojë ndeshja në 15:25.