Milan-i është kthyer në fushë për javën e pestë të Serisë A.
Pas humbjes së turpshme në derbi dhe barazim zhgënjyes në Champions League kundër Neëcastle, skuadra e Pioli-t duhet të kthehet patjetër te fitorja.
Përballë kuqezinjve, në San Siro, është Verona.
Pas një vonese prej 25 minutash për shkak të shiut, kuqezinjtë e kanë nisur me gol sfidën.
Ka qenë Leao, lojtari më i kritikuar pas ndeshjes në Champions, që ka zhbllokuar takimin në minutën e 8-të pas një asisti të bukur të marrë nga Giroud.