Llapi ka arkëtuar tre pikë dhe ruan kryesimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapjanët treguan fuqinë e liderit dhe triumfuan me golat e Muhamet Hysenit (18’) e Granit Jasharit (34’).
Në minutën e 90+2 Ismajli ngushton humbjen e Gjilanit.
Llapi kryeson me 13 pikë por ka dy ndeshje më shumë se Ballkani pas 6 javëve në elitën e futbollit të Kosovës.
Gjilani renditet në vend të tetë me 4 pikë të mbledhura.