Milani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Veronës, në takimin e javës së pestë të Serie A.
Ndeshja Milan – Verona filloi me 25 minuta vonesë, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Një fitore shumë e rëndësishme pas debaklit me rezultat 5:1 nga Interi në javën e kaluar.
Futbollisti Leao ka realizuar në minutën e 8-të.
Milani renditet në vend të dytë me 12 pikë dhe Verona në të nëntin me 7 sosh.