Augsburgu ka shënuar fitore domethënëse me rezultat 2:1 ndaj Mainzit, në takimi e javës së pestë të Bundesliga I.
Futbollisti Engels në minutën e 62-të u përjashtua direkt me karton të kuq, duke lënë me një lojtar më pak Augsburgun.
Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj ka treguar lojë të mirë me Augburgun. Rexhbeçaj u paraqit nga minuta e parë.
Për vendasit shënoi Demiroviq në minutën e 15-të e 45-të dhe për mysafirët realizoi Airque (6').
Augsburg është në vend të 11-të me 5 pikë dhe Mainz në fund me 1 sosh.