Llapi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Gjilanit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës, në futboll.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur se është i kënaqur me fitoren dhe angazhimin e lojtarëve në lojë, duke theksuar se kishin analizuar kundërshtarin mirë.
I përgëzoj djemtë për angazhimin, për lojën. Merituam fitoren.
Djemtë dhanë maksimumin dhe ishim të vetëdijshëm se luajmë ndaj Gjilanit që ka lojtarë cilësorë.
Në pjesën e parë kërkuam që duke dhënë maksimumin të bëjmë edhe gola. Realizuam dy gola, e më pas kërkova menaxhimin e rezultatit. Pranuam një gol sepse desha të bëj rifreskim në skuadër, ishte ndryshim taktik.
Kishim edhe ne rastet tona në pjesën e dytë. Megjithatë, jemi të kënaqur me lojën dhe me djemtë që dhanë maksimumin. E kemi analizuar kundërshtarin dhe i bllokuam armët e tyre të forta”, ka thënë Batatina për “ArtMotion” pas ndeshjes.