Prishtina e Re fiton me rezultat 1:0 ndaj Vushtrrisë, në takimin e javës së pestë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
“Fitore me zemër e KF Prishtina e Re.
Golashënues: Fatlind Azizi (58’ nga penalltia penallita).
Kemi arritur fitore shumë të rëndësishme si vendas kundër FC Vushtrria.
Urime fitorja të gjithëve!”, njofton FC Prishtina e Re.
Vjosa kryeson me 13 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 12, Ulpiana 9, 2 Korriku 8, Ferizaj 8, Ramiz Sadiku 7, ndërsa Vushtrria renditet në pozitën e 9-të me 1 pikë etj.