Ferizaj nuk merr më shumë se një pikë në kryeqytet.
Ferizajasit ndahen baras (0:0) me Ramiz Sadikun e Prishtinës, në takimin e javës së pestë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Një pikë që sado kudo qetëson zemrën e kryetrajnerit të Ferizajt, karizmatikut Ismet Munishi.
Vjosa kryeson me 13 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 12, Ulpiana 9, 2 Korriku 8, Ferizaj 8, Ramiz Sadiku 7 pikë etj.