Manchester City ka vazhduar serinë e fitoreve, gjashtë ndeshje po aq fitore në Premier League në futboll.
Mancehter Ciyt ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Nottingham-it.
Edhe pse City plot 45 minuta me një lojtar më pak, u tregua i fortë për rivalin.
Mesfushori i Cityt, Rodri, në minutën e 46-të, përdori edhe duart teksa kundërshtari u rrëzua në tokë. Arbitri, por edhe sistemi Var nuk e falën spanjollin që u ndëshkua me karton të kuq duke lënë të tijtë në inferioritet numerik.
Foden në minutën e 7-të dhe Haaalnd në atë të 14-tën, shënuan për fitoren e kampionit.
City kryeson me 18 pikë apo me goldallim 16:3 dhe Nottingham është në vend të dhjetë me 7 sosh.