Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbajtur në Plovdiv stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Bullgarisë, që zhvillohet më 26 shtator.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Dardaneve në kuadër të Ligës së Kombeve, garë kjo e cila për herë të parë do të zhvillohet edhe në konkurrencën e femrave, pas suksesit që tregoi ky format në konkurrencën e meshkujve.
Kosova bën pjesë në Ligën C, ku krahas Bullgarisë do të ketë punë edhe me Maqedoninë e Veriut.
Atmosfera tek vashat dardane në prag të ndeshjes së parë është mjaft e mirë dhe dëshira për ta nisur këtë garë me fitore është e madhe.