Një javë pas derbit të humbur me rezultatin e thellë 5-1, Milani rikthehet te fitorja, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Veronës.
Megjithatë festa nuk mund të jetë e plotë për kuqezinjtë, që kanë parë t’u dëmtohet mesfushori titullar Rade Kruniq.
Boshnjaku u dëmtua dhe la fushën e lojës në minutën e 65-të, teksa paraprakisht dyshohet për një tërheqje muskulore. Ekzaminimet e detajuara do të kryhen vetëm të hënën, por gjasat janë që Krunic të mungojë për disa javë dhe këtë e pranoi edhe Pioli në konferencën pas ndeshjes.
“Krunic pësoi një dëmtim muskulor dhe vështirë ta kemi para ndërprerjes së kampionatit në tetor.
Është një element shumë i rëndësishëm për ne dhe sidomos tani që kalendari është i ngarkuar, megjithatë kemi alternativa dhe do ta zëvendësojmë siç duhet”, tha trajneri kuqezi.