Futbollisti nga Kosova, Emir Sahiti, është kreator i fitores së Hajdukut të Splitit, me rezultat 1:0 ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në takimin e javës së 9-të të Kampionatit të Kroacisë.
Gjithçka u vendosë në minutën e 76-të, Sahiti ashtu si di ai, ka realizuar për 1:0
Sahitu u paraqit titullar dhe është më i merituari për fitoren.
Për Lokomotivën u paraqitën shqiptarët Jon Mersinaj dhe Indrit Tuci.
Fetai Feta u paraqit nga minuta e 66-të e Art Smakaj nga minuta e 83-të për Lokomotivën.
Në minutën e 85-të Mersinaj u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Sahiti në minutën e 52-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Hajduku kryeson me 18 pikë dhe Lokomotiva renditet në pozitën e 7-të me 9 sosh.