Pjetër Lulgjuraj shënon, Deçiqi fiton ndaj Arsenalit 

Futboll

Pjetër Lulgjuraj shënon, Deçiqi fiton ndaj Arsenalit 

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 23:41
Deçiqi

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi megjithatë ka buzëqeshur në kampionatin malazez.

Deçiqi ka fituar në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Arsenalit të Tivatit. 

Në minutën e 12-të, futbollisti Pjetër Lulgjuraj ka realizuar me kokë për fitoren e madhe.

Pas javës së 9-të, Buduçnosti kryeson me 18 pikë, pasojnë Jezero 15, Sutjeska 14 Deçiqi 14, Petrovac 13, Mornari 11, Arsenali 10 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat