Ndeshja Voska Sport – Shkupi luhet nesër në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër me fillim në ora 15:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shtipi, Krumisllav Gjorgjiev.
Ky është derbi shqiptar në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.
Futbollisti i Voskës, Fatih Ismaili, flet në prag të ndeshjes kundër ish skuadrës së tij, FC Shkupit.
“Një ndeshje shumë e vështirë për ne si skuadër, por edhe për mua personalisht.
Do luaj ndaj ish skuadrës time, aty ku kam kaluar momentet më të mira të karrierës. Megjithatë futbolli këtë e ka, një ditë je me një skuadër, një ditë tjetër në një skuadër ndryshe.
Tash unë jam pjesë e Voska Sport dhe normal që do luftojë për këtë fanellë.
Si skuadër mendoj se kemi potencial dhe forcë për të surprizuar ekipin e FC Shkupit, mirëpo kjo do varet gjithnjë edhe nga qasja jonë në lojë dhe përmbushja e kërkesave të trajnerit. Nëse këto dy gjëra plotësojmë në përpikëri, besoj se në fund mund të arrijmë një rezultat pozitiv ndaj FC Shkupit”; tha Ismajli.